Sporti

Xherdan Shaqiri pëson lëndim në ndeshjen në Amerikë, zëvendësohet pas gjysmë ore

04/21/2024 08:47
nga:Lorik J

Dy muaj para fillimit të Kampionatit Evropian në Gjermani, në Zvicër ka një shqetësim të madh për dëmtimin e Xherdan Shaqirit.

Në ndeshjen e djeshme që Chicago Fire humbi 4-0 ndaj Real Salt Lake, 32-vjeçari pësoi një dëmtim, pas një përplasje me grekun Alexandros Katranis dhe iu desh të largohej nga fusha pas gjysmë ore.

Natyra e problemit fizik ende nuk është bërë e ditur, megjithatë mediat zvicerane duken të shqetësuara për yllin e kombëtares së tyre.

/GazetaBlic Sport