Sporti

Xhengiz Rexhepi për ndeshjen Shkupi – Ballkani: Janë ekipe të barabarta, kushdo që futet në grupe do të jetë sukses i madh i shqiptarëve

08/18/2022 13:08
nga:Lorik J

Trajneri i njohur shqiptar, Xhengiz Rexhepi ka komentuar takimin e sotëm Ballkani – Shkupi.

Sipas Rexhepit, skuadrat janë shumë të barabarta dhe nuk mund t’i veçojë se cila ka cilësi më shumë.

“Realisht shohë dy skuadra shumë të barabarta, kam pasur mundësi ti ndjek dy skuadrat në garat evropiane nuk mund ta veçojë njërën apo tjetren”, tha fillimisht Xhengiz Rexhepi për ‘GazetaBlic Sport’.

Rexhepi thotë se cilado skuadër që triumfon do të jetë një sukses i madh për shqiptarët.

“Realisht cila do skuadër që do futet në grupe për ne shqiptarët do jetë një sukses shumë i lartë, Maqedonia dhe Kosova tregojnë që jemi në ngritje të futbollit në përgjithësi, tash e tutje ambiciet e klubeve duhet të jetë grupet, se vetëm në atë mënyrë mund të arihen rrezulltate të larta”, theksoi Rexhepi.

Ai komentoi edhe deklaratat e akterëve të Shkupit, të cilët thanë se e dinë se çfarë cilësie ka Superliga e Kosovës.

“Nuk besoj se Shkupi po e nënvlerson Ballkanin, ata e dine që po i pret një ndeshje shumë e rëndë, Balkani deri këtë nivel nuk ka ardhur mbrenda natës – por me shumë punë duke u ngritur në çdo aspekt”, vazhdoi ai.

Në fund, Rexhepi foli edhe për dy trajnerët – të cilët i vlerësoi lartë.

“Nuk duhet të flasim për eksperiencen e Ilir Dajës karriera e tij flet më mirë, ka përvojën e duhur për nivele të tilla. Në anën tjetër flasim për Goce Sedlovski i cili ka karrierë të sukseshme si trenjer, ka trofe të fituar, por mos të harojmë që Sedlovski ka qenë me vite të gjata kapiten i Reprezentacionit të Maqedonisë, ka luajtur shumë ndeshje të mëdha në karrierë, ka qetësinë dhe përvojën e duhur të udhëheqë ndeshje në nivele të tilla”, përfundoi ai.

Kujtojmë se sonte nga ora 21:00 luhet takimi Shkupi – Ballkani në “Todor Proeski”, në kuadër të kualifikimeve për grupet e Conference League.

/GazetaBlic Sport