Ballkani do të udhëtojë nesër në Gjilan për t’u përballur me rivalin direkt për titull Dritën.
Ballkani bëri hap prapa për titull në xhiron e kaluar pasi u mposht nga Arbëria me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Menjëherë pas kësaj ndeshje zhgënjyese Ballkani shkarkoi trajnerin, Bledi Shkëmbi.
Ballkani do të përpiqet të marrë pikë të plota për t’u rikthyer në luftën e titullit kampion.
Ndeshja luhet ne stadiumin e qytetit në Gjilan në kuadër te xhiros së 34’të me fillim nga ora 15:00.
Ndërsa “Xhebrailat” kanë gjetur kohë të motivojnë lojtarët para këtij takimi derbi me Dritën.

Ballkani ndodhet në vendin e 3’të në tabelë me 67 pikë, dy më pak se Drita që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.
/GazetaBlic Sport/


