Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është skeptik që do të ketë një marrëveshje gjatë të mërkurës, mes palës kosovare dhe asaj serbe, për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.
Në një bisedë për Gazeta Blic, Haliti thotë se pala kosovare nuk duhet të tërhiqet nga vendimi për reciprocitet të targave, meqë është marrë vendim për një gjë të tillë. Mirëpo, siç thotë Haliti, vendi ynë duhet të synojë që këtë temë ta zgjidh përmes dialogut dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtar.
“Dëshira e imja dhe e jona është që ky reciprocitet të vazhdojë. Por, nuk mvaret prej nesh. Nesër do të ketë takim mes palëve dhe jam skeptik që do të merren vesh. Sepse edhe Serbia do t’i ketë kërkesat e saja. Meqë, ne kemi marrë veprimin për vendosjen e reciprocitetit të targave, do të ishte mirë që mos të tërhiqemi. Por, te shohim se si do të zgjidhet kjo temë. Kosova duhet që këtë temë ta zgjidh përmes dialogut”, ka thënë Haliti për Gazeta Blic.
Vazhdojnë provokimet nga serbët në Veri, ky është veprimi i fundit i bërë në Leposaviq


