Sporti

Xhaka: Nuk dua të largohem nga Sunderlandi, dua të bëjë histori me ta

07/08/2026 13:33
nga:L J

Granit Xhaka e ka mbyllur derën e transferimit te Chelsea, duke i thënë DAZN se e ardhmja e tij mbetet te Sunderland pavarësisht interesit të fortë nga trajneri i ri i Blues, Xabi Alonso, i cili më parë e ka menaxhuar atë te Bayer Leverkusen.

“Sunderland ka qenë shtëpia ime që nga dita e parë. Jemi të gjithë shumë të lumtur. Kam vendosur të qëndroj aty ku jam, gjëja më e rëndësishme është familja. Jam gati të bëj histori me ta”, tha 33-vjeçari pas fitores së Zvicrës në Kupën e Botës ndaj Kolumbisë.

Xhaka reflektoi gjithashtu mbi ecurinë e Zvicrës: “Ende nuk mund ta besoj se çfarë po ndodh… sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne”, tha ai pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport