Lajme

Sfidat ekonomike, eksperti i ekonomisë vjen me mesazh për Qeverinë e Kurtit

05/09/2024 14:09
nga:N K

Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth zhvillimit ekonomik të vendit. Ai thotë se gjatë këtyre viteve ka pasur sfida ekonomike dhe këto kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik.

“Sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit gjatë këtyre viteve ka pasur sfida ekonomike ku kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik dhe social”, u shpreh ai.

Ai tutje thotë se, çmimi i energjisë është ende i lartë, dukuria tjetër shqetësuse është edhe  ikja e të rinjve nga Kosova.

“Si dukuri shqetësuese është ikja e të rinjve nga Kosova, për shkak të papunsisë ende të lartë dhe pagave në sektorin privat shumë të ulta”, deklaroi ai.

“Në bazë të dhënave statistikore diku rreth 40% deri 50% punojnë pa kontrata punëtorët”, tha tutje ai.

Njohësi i ekonomisë, e ka dhe një mesazh për Qeverinë aktuale.

“Duhet të ndyshohet disbalanci import- export, ku duhet të jetë eksport ma i madh se importi dhe të ta luftojë informalitetin ekonomik, dhe të avansohen politikat sociale, si rritja e penzioneve dhe kategorive sociale dhe të ketë rritje ekonomike në të ardhmen diku rreth 10% që të ndyshojë ekonominë”, tha Bellaqa për GazetaBlic.