Sporti

Besmir Bojku flet para ndeshjes kthyese me Zalgiris: Shpresojmë në fitore, nuk e ngarkojmë veten psikologjikisht

07/15/2023 12:43
nga:Mergim Rreci

Struga e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Zalgiris.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro që debutoi në Champions League, mori një rezultat shpresëdhënës për ndeshjen e kthimit një javë më pas teksa gjithçka është e hapur me Strugën që do të tentojë kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Futbollist i kësaj skuadre Besmir Bojku tha për ‘GazetaBlic Sport’ se janë shumë optimistë se do të kalojnë tutje në raundin e dytë.

“Kemi marrë një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të fortë në fushën e tij, tani e kemi ndeshjen e kthimit në fushën tonë ku shpresojmë në fitore dhe sigurisht besojmë në kualifikim. Ne i marrim ndeshjet një nga një, fokusohemi vetëm tek ndeshja tjetër për të dhënë më të mirën nga vetja dhe nuk e ngarkojmë veten psikologjikisht se deri ku mund të shkojmë”, tha Bojku.

/GazetaBlic Sport/