Sporti

Xavi pas fitores ndaj Villarrealit: Jam i kënaqur me fitoren, Yamal po jep gjithçka në fushë

08/28/2023 09:25
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ishte i kënaqur pasi mposhti Villarrealin 4-3 në një ndeshje të çmendur të xhiros së tretë të La Ligës. Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat ndaj lojtarëve të tij për gabimet e shumta që e komplikuan lojën për katalanasit.

“Kjo çmenduri u krijua për fajin tonë. Ne e dominuam lojën, Villarreali pati një 10 minuta të parë shumë të mirë dhe më pas ndeshja ishte e jona – dhe rezultati ishte 2:0. Pastaj filluam të bënim shumë gabime për të cilat u ndëshkuam. Me rezultatin 2:3, skuadra filloi të luajë shumë mirë. Bëmë maksimumin për të shënuar edhe disa gola”, tha trajneri i Barcelonës pas ndeshjes.

“Ne patëm një lojë mjaft të mirë në sulm, por bëmë shumë gabime në mbrojtje. Ferran Torres bëri mirë, Ansu Fati mundi të shënonte… Të gjithë ata që hynë si zëvendësues na ndihmuan shumë. Lamin luajti një lojë të mrekullueshme, krijoi shumë raste. Ai na dha shumë, dhe është vetëm 16 vjeç”, përfundoi Xavi.

/GazetaBlic Sport