Sporti

Xavi paralajmëron skuadrën, vlerëson Vedat Muriqin

09/26/2023 15:43
nga:Mergim Rreci

La Liga vjen me dy ndeshje interesante sot.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në mes të Mallorcas dhe Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Mallorca vjen pas një humbje të thellë nga Girona, kurse Barcelona vjen në këtë takim pas fitores spektakolare ndaj Celta Vigos.

Vedat Muriqi pritet të jetë titullar në këtë takim, duke kërkuar golin e radhës në nivelin elitar të futbollit spanjoll.

Trajneri katalanas, Xavi Hernandez ka paralajmëruar skuadrën e tij që të kenë kujdes nga Mallorca si dhe nga sulmuesi kosvar Vedat Murqi, “dardani” i cili është rreziku kryesor për çdo ekip kundërshtar.

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin defensive, punojnë në një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath”, tha trajneri.

/GazetaBlic Sport/