Sporti

Xavi nuk është parë kurrë në një reagim të tillë, “shpërthen” tek goli i skuadrës së tij

03/17/2022 19:45
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet që po luhen sonte në Europa League.

Galatasaray dhe Barcelona kanë dhuruar emocione të veçanta në 45 minutat e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati është 1 me 1, me ndeshjen që po shoqërohet me spektakël të madh nga tribunat. Marcao shënoi për avantazhin e skuadrës vendase, kurse Pedri barazoi shifrat në minutën e 37-të.

Mediat kanë publikuar videon kur Xavi Hernandez shihet duke festuar golin e skuadrës së tij, atje ku shihet një entuziazëm i jashtëzakonshëm tek trajneri spanjoll.