Sporti

Xavi komenton spekulimet se Gavi mund të transferohet te Chelsea: Gavi nuk do të ishte aq i lumtur në asnjë klub tjetër sa është te Barça

04/15/2023 14:54
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka komentuar mbi të ardhmen e yllit të mesfushës, Gavi.

Gavi është i lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea nga mediat e huaja, sidomos pas komplikimit të situatës së tij te Barcelona ku u detyrua të kthehet në ekipin B për shkak se La Liga gjeti parregullësi në regjistrimin e tij si lojtar i ekipit të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Xavi është shprehur i bindur se Gavi do mbetet te Barca duke deklaruar se ai nuk ndjehet askund më mirë se në “Camp Nou”.

“Kam ndjenjën se Gavi nuk do të ishte aq i lumtur në asnjë klub tjetër sa është te Barça. Ai është lojtar kyç këtu, lojtar vendimtar për ne”.