Sporti

Xavi: Këtë herë do tentojmë të marrim hak ndaj Girona-s

05/04/2024 09:34
nga:E K

Trajneri i Barcelona-s, Xavi Hernandez deklaron se në derbin katalanas ndaj Girona-s skuadra e tij do përpiqet të “hakmerret”.

Duke folur për mediet në prag të kësaj ndeshje, ai u shpreh se duke qenë se në ndeshjen e fundit ndaj këtij kundërshtari kanë humbur, këtë herë do tentojnë të bëjnë të kundërtën.

“Kërkojmë një hakmarrje futbollistike për atë që ndodhi në ndeshjen e parë me ta, të cilët ishin shumë të fortë dhe ne nuk u përshtatëm mirë. Ata kanë aftësinë për të qenë efektivë, janë dinamikë dhe mbrojnë shumë mirë. Ka një frymë hakmarrjeje, jo personale por sportive. Ata janë gjithashtu plot besim”-u shpreh Xavi.