Sporti

Xavi: Jemi më mirë se sezonin e kaluar, skuadra meritoi më shumë – tani fokusohemi për ndeshjen me Almerian

02/23/2023 23:14
nga:L J

Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga Europa League pas humbjes së sotme nga Manchester United në “Old Trafford” me rezultatin 2-1 (4-3).

Trajneri i Barçës, Xavi thotë se skuadra po luan mirë e më mirë çdo sezon, teksa edicionin e ardhshëm pret edhe më shumë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kemi qenë shumë më mirë se sezonin e kaluar. Kemi luajtur kundër rivalëve të mëdhenj dhe vitin e ardhshëm do të rikthehemi për të treguar se mund të konkurrojmë me lojtarët më të mëdhenj. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës kundër Almerisë”, tha fillimisht ai për mediat ndërkombëtare.

“Loja ka qenë shumë e barabartë dhe në pjesën e parë ne kemi qenë të rehatshëm. Sot luajtëm me një kundërshtar në formë fantastike. Është turp sot sepse mendoj se skuadra meritonte pak më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport