Sporti

Xavi i shqetësuar – Barcelona nuk do arrijë të regjistrojë lojtarë të rinj

06/30/2022 16:41
nga:E K

Barcelona pret ndryshime të mëdha në dhomat e zhveshjes këtë verë.

Klubi thuhet se ka rregulluar gjithçka me Andreas Christensen dhe Franck Kessie, dhe nënshkrimi zyrtar i Lewandowski pritet së shpejti, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, gjigantët katalanas janë ende në një situatë shumë të vështirë financiare dhe nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj derisa të plotësojnë kërkesat e Fair Play-it financiar nga La Liga.

Marca raporton se nuk ka ndryshim të mirë në aspektin financiar te Barca. Ferran Jutgla dhe Philippe Coutinho u larguan nga klubi por kjo nuk i ndihmoi shumë klubit katalunas të cilëve u janë rikthyer huazimet si Pjanic, Inaki Pena, Trincao dhe Alex Collado.

Xavi është i paduruar për shkak të kufizimeve të mëdha që e bëjnë të vështirë për të të bashkojë një ekip dhe nuk është e qartë se kur do të ndryshojë kjo.

Spanjolli beson se klubi tashmë është vonë me rindërtimin e ekipit dhe se koha po ecën pa pushim.

Ai kërkon përforcime në çdo pjesë të ekipit. Më i kërkuari është Robert Lewandowskit, i cili do të përforcojë sulmin.

Bayern Munich po e shet atë për rreth 50 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/