Pak ditë pasi FC Barcelona u eliminua nga UEFA Europa League nga Manchester United, historia duket se nuk është mbyllur. Trajneri i skuadrës Blaugrana, Xavi Hernandez, i ka kushtuar disa fjalë sulmuesit të ri argjentinas Alejandro Garnacho, i cili ishte protagonist i një festë provokuese në rrjetet sociale pas duelit në Old Trafford.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes që Barça do të luajë sot kundër Almerias në kuadër të ndeshjes së 23-të të La Ligës, Xavi u pyet për festimin e diskutueshëm që Garnacho bëri pasi ekipi i tij fitoi 2-1 në ndeshjen e dytë që u luajt në Angli.
“Besoj se kur lojtari është i lumtur, shumë herë dalin gjithë inatet dhe padrejtësitë e ndryshme ndaj teje. Secili e shpreh ashtu siç do. Mendoj se duhet pak më shumë ndjeshmëri. Ju duhet të respektoni tifozët dhe skuadrën kundërshtare”, tha Xavi.
Debati u ngrit për shkak se Alejandro Garnacho, i cili kishte minuta në të dyja ndeshjet, duke zëvendësuar Jadon Sancho në pjesën e dytë, publikoi një postim në Twitter ku shkruante një frazë pikante: “Skuadra e madhe shkon në raundin tjetër.”
Ai e shoqëroi këtë tekst me një foto ku shihet duke bërë dylbi me duar, festë që e bën edhe ylli i Barçës, Pedri.
/GazetaBlic Sport


