Sporti

Xavi: Bëmë gjithçka që të fitonim, kemi besim të plotë të Torres

02/17/2022 22:03
nga:E K

Barcelona ka barazuar me Napolin në Camp Nou.

Skuadrat u ndanë në ‘paqe’ me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht në avantazh kaluan mysafirët me golin e Zielinskit në minutën e 29’të të takimit, kurse për të barazuar shifrat u përkujdes, Ferran Torres i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 59’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli Xavi.

“Ishim pafat me barazim, skuadra bëri gjithçka që të fitonim. Rregulli i pozitës jashtë loje është i çuditshëm, por nuk mund të bëjmë asgjë. Jam i lumtur me paraqitjen, por jo rezultatin”.

“Luajtëm mirë, por rezultati nuk ishte në rregull. Duhet të shënonim. Dembele do rikthejë ato fishkëllima në duartrokitje”.