Bayer Leverkusen arriti të barazoj në fund të ndeshjes kundër Union SG dhe, në ndeshjen e kthimit në Belgjikë, do të ketë shanset për të luajtur për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League.
Një rezultat që Xabi Alonso, trajneri i gjermanëve, e pranon si të drejtë duke thënë se tash do përgatiten për ndeshjen tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ishte një lojë shumë e ngushtë nga të dyja palët. Pas golit të tyre, na u desh të dilnim përpara, por pa bërë asgjë të çmendur, sepse e dinim se ishin të fortë. Ishte ndeshja e parë do të kishte qenë fatale të pranonim edhe të dytën. Ne shtymë përpara dhe krijuam mjaft raste. Barazimi është i merituar dhe gjithçka është shumë e hapur për ndeshjen e javës tjetër. E dinim që Unioni ka një ekip të madh dhe sot ata janë përgatitje të shkëlqyer për javën tjetër”, tha ai për Uefa.com.
/GazetaBlic Sport/


