Sporti

“Xabi Alonso nuk është ende i interesuar për Bayern, Liverpool apo Real Madrid”

02/27/2024 17:23
nga:Mergim Rreci

Lothar Matthaus nuk beson se trajneri i Leverkusenit dëshiron të marrë komandën teknike të bavarezëve në këtë moment.

“Lidhur me kërkimin për pasardhësin e [Thomas] Tuchel, së pari do të doja të them një gjë: Xabi Alonso duhet të kryesojë listën e Bayernit për shkak të CV-së së tij, autoritetit të tij dhe punës së tij të suksesshme në Leverkusen. Nuk mund të mendoj për ndonjë trajner tjetër në Evropë apo në botë që do të ishte më i përshtatshëm për Bayernin sesa Xabi Alonso”, tha ish-reprezentuesi gjerman për Sky Germany, përcjell GazetaBlic Sport.

“Por Alonso është i fokusuar në Leverkusen dhe mendoj se kjo është një gjë e mirë. Xabi Alonso nuk është ende i interesuar për Bayern, Liverpool apo Real Madrid. Gjithçka që i intereson është të fitojë tre tituj me Leverkusenin në dy muaj e gjysmë”, shtoi ai

/GazetaBlic Sport/