Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, la të kuptohet se Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e Real Madridit si trajner i tyre në të ardhmen.
Trajneri spanjoll së fundmi udhëhoqi skuadrën gjermane drejt titullit të parë të Bundesligës, transmeton GazetaBlic Sport.
Duke folur për Diario AS , Carro tha: “Është e mundur që Xabi Alonso të bëhet trajner i Real Madridit një ditë, po”.
/GazetaBlic Sport/