Sporti

Xabi Alonso bëhet trajner i skuadrës së njohur gjermane

10/05/2022 16:17
nga:L J

Bayer Leverkusen po kalon formë të dobët këtë edicion, pas sezonit të tyre të suksesshëm të fundit, në të cilin ata arritën të futeshin në pozitat e Champions League, por po shohin anën tjetër të medaljes tani.

Skuadra është e parafundit në Bundesligë, në zonën e rënies, me vetëm pesë pikë dhe një fitore të vetme. Në Ligën e Kampionëve pas disfatës ndaj Portos kanë tre pikë nga nëntë të mundshme.

Xabi Alonso, sipas ESPN pritet të marrë drejtimin e Bayer Leverkusen.

Interesi është real dhe siç mëson MARCA, Xabi tashmë ka pranuar propozimin e skuadrës gjermane. Ai do të nënshkruajë për pjesën e mbetur të sezonit dhe një tjetër, deri në qershor të vitit 2024. Marrëveshja do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Me të shkon edhe ndihmësi i tij i besuar, Sebas Parrilla.

/GazetaBlic Sport