Premier League vjen sot me disa ndeshje interesante.
Me fillim nga ora 13:30, Manchester United dhe Everton përballen në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.
Nga ora 16:00, Tottenham e pret Brightonin, kurse Chelsea luan në transfertë tek Wolves.
Do të jetë ndeshja e parë për Frank Lampard në krye të skuadrës nga Londra në aventurën e tij të dytë, kjo pas shkarkimit të trajnerit Potter.
Kështu pritet të rreshtohet skuadra nën urdhërat e tij:
Wolves: Sa; Semedo, Dawson, Kilman, Bueno; Lemina, Neves, Nunes; A. Traore, Jimenez, Podence
Chelsea: Kepa; James, W.Fofana, Badiashile, Chilwell; Kante, Fernandez, Mount; Madueke, Havertz, Sterling
/GazetaBlic Sport/


