Mesfushori i Paris Saint Germain, Georginio Wijnaldum mund të rikthehet në Premier Ligë.
Wijnaldum ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, por mund të largohet këtë verë.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Francë, mesfushori nuk ka arritur të bind ekipin me performancën e tij, andaj largimi nga ‘Parc des Princes’ duket zgjedhja më e mirë.
Interesim për holandezin kanë shfaqur Everton, Leicester dhe West Ham United.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një rikthim i Wijnaldum në Premier Ligë, pasi më parë kishte qenë pjesë e Liverpool.


