Skuadra e West Hamit ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen e sotme të EFL Cup.
West Ham United ka fituar ndaj Arsenalit me rezultatin 3-0, për të eliminuar ‘Topçinjtë’ nga Carabao Cup, shkruan GazetaBlic Sport.
Ben White realizoi autogol në minutën e 16’të për t’i dhuruar avantazhin ekipit vendas.
Në pjesën e dytë, ‘Hammers’ u futën fuqishëm në lojë dhe realizuan dy gola tjerë, me të cilët edhe siguruan fitoren.
Fillimisht shënoi Kudus në minutën e 50’të – teksa më pas Bowen pas 10 minutave lojë thelloi avantazhin.
Krejt në fundin e takimit, Arsenal realizoi golin e nderit me anë të Odegaard në minutën e 95’të.
/GazetaBlic Sport


