Sporti

West Ham United e kërkon transferimin e Harry Maguire, Manchester United e refuzon ofertën e parë

07/28/2023 23:50
nga:Mergim Rreci

West Ham është seriozisht i interesuar për Harry Maguire.

Mediet britanike bëjnë me dije se “The Hammers” kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare te Manchester United për mbrojtësin.

West Ham ishte i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për anglezin, por që Manchester United e ka refuzuar ofertën.

Mësohet se do të ketë një takim të ri mes palëve, duke kërkuar një marrëveshje të pranueshme.