Wesley Sneijder, ish-mesfushori holandez, nuk kurseu kritikat për Enzo Fernandez pas disfatës së fundit ndaj Real Madridit, që i kushtoi Chelseas me eliminim nga Champions League.
Pas disa transferimeve të kushtueshme, anglezët i paguan Benfica-s 121 milionë euro për mesfushorin argjentinas, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë të klubit ndonjëherë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse ata nënshkruajnë me një lojtar për 100 milionë euro, të paktën presin që ai të vrapojë derisa t’i mbarojnë mushkëritë, apo jo? Por ai ecën në fushë! Humb topin dhe ka një moment zie gjatë lojës”, tha ish-lojtari i Interit duke folur për RTL7. “E shihni Enzo-n, një blerje 100 milionëshe, duke u tërhequr zvarrë derisa Gallagher i kalon atij. Kjo nuk është e mundur, duhet zgjidhur”, shtoi ai i indinjuar.
“Unë e shikoj një djalë të tillë dhe mendoj: çfarë përgjegjësije merr ai? Asnjë”, vazhdoi Sneijder.
“Nuk mendoj se ai është gjithashtu një lojtar i madh. Ata thonë se ai bëri shumë për Lionel Messin [në Kupën e Botës]. Mendova se do të bëja të njëjtën gjë te Chelsea, por jo”, përfundoi.
/GazetaBlic Sport/


