Sporti

Werner: Sistemi i lojës së Tuchel nuk më përshtatej shumë

08/19/2022 08:50
nga:E K

Timo Werner ka folur për periudhën e tij te Chelsea.

Në janar të vitit 2020 Werner kaloi nga Leipzig drejt gjigantit të Londrës, Chelseat.

Dy vite më pas sulmuesi u rikthyer te klubi i tij i mëparshëm gjerman, pasi nuk ishte i lumtur në ‘Stamford Bridge’.

E së fundmi ai ka folur në lidhje me kohën e tij te ‘Blutë e Londrës’.

“Për mua, kënaqësia e të luajturit futboll është në plan të parë. Sigurisht, pata sukses të madh te Chelsea, por argëtimi humbi pak në fund sepse nuk po luaja më rregullisht,” tha sulmuesi në podkastin Einfach Luppen.

“Sistemi i lojës së trajnerit (Thomas Tuchel) nuk më përshtatej shumë. Prandaj e kishte të qartë se donte të hidhte një hap të ri. Jam në një moshë ku dua të luaj sa më shumë”, shpjegoi ai, megjithëse e pranon se “Chelsea do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Gjithashtu do të mbaj kontakte me shumë nga lojtarët e ekipit.”

Werner kaloi në Bundesligë këtë merkato dhe ka kontratë me Leipzig deri në viti 2026.