Lajme

Web faqja e OSHP-së jashtë funksionit prej muajsh

09/19/2024 11:59
nga:G B

Web faqja e Organit Shqyrtues të Prokurimit është jashtë funksionit prej muajsh, raporton Gazeta Blic.

Sapo të klikosh për t’u futur në këtë faqe, shfaqet “Serwer error”, duke mos pasur qasje në të.

OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim publik në Kosovë.

Aty publikohen ankesa e vendime të rëndësishme.

Gazeta Blic i ka dërguar pyetje OSHP-së lidhur me këtë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka pranuar përgjigje./Gazeta Blic/