Lajme

Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë, arrestohet shoferi

01/11/2026 10:13
nga:Genita C

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë ditën e djeshme në vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë, nga një i dyshuar burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.