Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, tha se do të jetë në gjendje të llogarisë në Kyle Walker dhe Ruben Loftus-Cheek në gjysmëfinale kundër Interit për Kupën e Italisë.
Milan dhe Inter takohen nesër në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte, duam t’u japim tifozëve një tjetër trofe. Nesër Milani do të jetë konkurrues dhe me ambicie të mëdha. Kjo do të jetë një ndeshje themelore për ne”, tha Conceicao.
Trajneri i Milanit foli edhe për formacionin që do të përdorë në Derby della Madonnina: “Varet gjithashtu se kë kemi përballë, e rëndësishme është të gjejmë vazhdimësinë që na karakterizon. Gjithashtu do të duhet t’i kushtoj vëmendje se kë të vendosë, jo vetëm në formacion, por në skuadër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport