Lajme

Interpelanca e Muratit shtyhet për një mbledhje tjetër, të enjten mbahet seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës

09/26/2022 12:18
nga:Genita C

Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të enjten seancë të re plenare. Ndërsa interpelanca e ministrit Hekuran Murati është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Pas përfundimit, pa dhënë shumë detaje, ka folur Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se seanca e re do t’i ketë disa pika të reja të rendit të ditës, ndërsa do të diskutohet edhe për pikat e papërfundiara nga seancat e kaluara.

Hoxhaj ka folur edhe për grevën e përgjithshme, me ç’rast ka kërkuar nga Qeveria të reflektojë.

“Ne kem pas edhe një seancë dhe debat parlamentar për këtë çështje dhe që qëndrimi jonë është që të gjindet një zgjidhje e përkohshme, të ketë dhe që nga janari të jetë ligji i pagave i implementuar. E jona është që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të ndërpritet kjo grevë”, tha Hoxhaj.

/GazetaBlic/