Lajme

VV vazhdon dominimin në votat në Ambasada, numërohen gati 20%

06/11/2026 23:42
nga:Genita C

Janë numëruar 9 nga 47 vendvotime në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, që përbëjnë 19.15% të totalit të procesit të votimit në këtë kategori.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 84.07% të votave, apo 4,333 vota.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 7.39% ose 381 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 5.65% apo 291 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 1.49% të votave në këtë fazë të numërimit.