Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kujtuar 23-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.
Ai ka shfaqur emrat e të vrarëve në këtë burg, derisa ka kërkuar që drejtësia vendore dhe ndërkombëtare t’i vë para dretësisë kryesit e këtyre krimeve.
“Sot dita kur para 23 vitesh filloi loja ndaj të burgosurve shqiptar në Burgun e Dubravës. Më lejoni që të shpalos një kronologji së cka ka ndodh. Mbrapa meje po i shihni emrat e të vrarëve, në fund do të merrni edhe një liste të gardianëve e udhëheqësve, dokument zyrtar i vitit 1997 që mund të gjeni dhe janë përfaqësish të gjithë zyrtarët e burgut të Dubravës që kanë marr pjesë ose dinë më shumë rreth burgut të Dubravës”, ka thënë ai.
“Burgu i Dubravës për një vit shndërrohet në bazën më të fuqishme të policisë speciale serbe. Një vit më vonë gjatë muajit maj dhe prill të vitit 99, në Burgun e Dubravës u grumbulluan pengjet shqiptarë të rikthyer nga burgjet e Serbisë dhe nga burgje të Kosovës. Nuk na than asgjë pse na grumbulluan në burgun e Dubravës”, tha tutje ai.


