Bardhyl Meta ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa kandidaturave të kësaj partie, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas tij, partia e kryeministrit Kurti – e cila fitoi mbi 50% të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën me 14 shkurt të këtij viti, do të shënojë debakël në zgjedhjet lokale.
Meta thotë se Lëvizja Vetëvendosje, do të pësojë debakël në Prishtinë dhe Prizren.
Arben Vitia është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinë, ndërsa në Prizren garojnë me kryetarin aktual Mytaher Haskuka.
Kurse, opinionisti tjetër, Halil Matoshi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, do të fitojë më së shumti në pesë komuna.


