Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe deputet, Lutfi Haziri në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje Republikën e Kosovës e ka pranuar kur ka hyrë në qeveri, siç e tha ai pasi kanë hyrë në petkun e pushtetarëve.
“Unë besoj që koha e vetme kur e kanë bë me pranu plotësisht Republikën e 17 shkurtit, VV është kur kanë hy në qeveri, kanë hy në petkun e burshtetasëve edhe të pushtetarëve, e kanë kuptuar që qenka Republikë përnime”, deklaroi ai.


