Lajme

VV e AAK optimistë për votimin nga Asambleja e Përgjithshme: Kosova duhet të marrë rezultat pozitiv

04/15/2024 14:05
nga:G B

Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës pritet të diskutojë dhe të votojë nesër për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky është hapi i dytë për anëtarësim në KiE, pasi Kosova kaloi hapin e parë, u u miratua raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, përmes të cilit u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Lidhur me votimin e nesërm, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se pret rezultat pozitiv për Kosovën nesër.

“Besoj se në votimin e Asamblesë së Përgjithshme, Kosova duhet të marrë rezultat pozitiv. Janë ekipe e shumë angazhim për të arritur këtë rezultat”, deklaron deputetja Kadrijaj.

Optimist për rezultat pozitiv është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kosova do ta kalojë këtë hao falë angazhimit të të gjithëve.

“Po, jam besimplotë se Kosova do të kalojë këtë hap falë angazhimit të të gjitha organeve relevante shtetërore, deputetëve dhe aleatëve tanë”, vlerëson deputeti Batusha.

/Gazeta Blic/

 

Nesër votimi në Asamblenë e Përgjithshme/ Gashi: Pres të jetë i suksesshëm – në hapin e fundit rolin kryesor e ka Qeveria