Lajme

Nesër votimi në Asamblenë e Përgjithshme/ Gashi: Pres të jetë i suksesshëm – në hapin e fundit rolin kryesor e ka Qeveria

04/15/2024 12:21
nga:G B

Nesër (e martë) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet diskutimi dhe votimi për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo pas miratimit të raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, përmes të cilit u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Lidhur me pritjet për votimin e nesërm dhe hapin e radhës, për Gazeta Blic ka folur shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai pret që votimi nesër të jetë pozitiv.

“Pres që do të jetë i suksesshëm”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndërsa, lidhur me hapin e fundit nëse Kosova e kalon pozitivisht votimin, Gashi shprehet optimist, teksa thotë se në atë hap Qeveria e ka rolin kryesor.

“Ai është hapi ku rolin kryesor e ka qeveria. Jam optimist që do të jetë i suksesshëm”, deklaron Arben Gashi./Gazeta Blic/

Sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës, dy ditë historike për Kosovën në Strasburg