Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i sfidave gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Goglat e shortit kanë prodhuar sfida shumë interesante, përcjellë Gazeta Blic Sport.
Në këtë rreth të garave do të takohen Vushtrria-Prishtina dhe Llapi-Gjilani.
Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje, teksa fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Ndeshjet e para zhvillohen me 5 prill, kurse ndeshjet kthyese me 19 prill.
/GazetaBlic Sport/


