FC Vushtrria sot fitoi ndaj Lirisë me rezultatin minimal 0:1.
Vushtrria mbetet në krye të Superligës, me tre pikë më shumë se vendi i dytë, Vëllaznimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Vushtrria shkroi se kjo fitore ka shijen e Superligës.
Ja postimi:
“Fitore me shije të Superligës
Sot në Prizren, klubi ynë tregoi karakter dhe zemër në fushë
Angazhim i jashtëzakonshëm i lojtarëve, punë e madhe e stafit teknik dhe mbështetje e pandalshme nga tifozëria më e mirë në vend – “Forca”
Kur bashkohen përkushtimi, besimi dhe dashuria për klubin, rezultatet nuk mungojnë
Vazhdojmë përpara, edhe më të fortë”, shkruan Vushtrria.
/GazetaBlic Sport


