Lajme

Vuçiq: Unë nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës

05/29/2021 11:25
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot është duke kryesuar mbledhjen e partisë së tij që ka filluar në orën dhjetë. Në fjalën e tij, Vuçiq nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dialogun me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Ai tutje ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli, shkruan Kosovo Online.

Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

Në këtë mbledhje Vuçiq përveç tjerash ka lexuar edhe letrën e dorëheqje së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviqit.