Lajme

Vuçiq thotë se e di kush po e përgjon

05/02/2021 14:34
nga:Q R

Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq tha se e di se kush qëndron pas përgjimeve ku ai bën pjesë, por shtoi gjithashtu se kjo është çështje e institucioneve.

Ai tha se nuk ka frikë nëse bisedat mes tij dhe të tjerëve do të publikoheshin.

“Po, unë e di, dhe u takon autoriteteve kompetente ta përcaktojnë. Është çështje institucionesh, ka gjëra më të vështira, besoni apo jo, sesa përgjimi i kokës së shtetit”, tha Vuçiq.

Ai tha se ka marrë informacion nga përgjimi i policisë dhe se ata i sollën biseda. Vuçiq shtoi se bëhej fjalë për marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe se ai nuk është i shqetësuar për atë konflikt, sepse tha se “tani gjithçka është e pastër”.

Tahiri: Të mbijetuarit e masakrës në Studime i njohin kriminelet, të gatshëm të dëshmojnë