Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tema kryesore e bisedës me presidentin francez Emmanuel Macron ka qenë Kosova dhe investimet, transmeton Kurir.
“Unë po flisja për zhgënjimin e popullit tonë në Kosovë sepse ajo që ishte premtuar nuk u realizua”, tha Vuçiq.
Pas bisedës me Macron në Pallatin Elysee, ai tha se ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe kuptimplotë me kolegun francez për shumë tema të rëndësishme.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që erdha në Paris dhe që fola me Macron. Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të flas. Pres vizitën e Macron në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Vuçiq.
Presidenti iu referua pritjes së ngrohtë para Pallatit Elysee.
“E shoh si mik të sinqertë të vendit tonë dhe më duket se edhe ai e respekton atë që ai thotë”, tha Vuçiq.
Vuçiq dhe Makron kanë pasur 16 takime deri më tani, përfshirë edhe atë të sotmen.


