Sporti

Vuciq nuk përmbahet ndaj australianëve: Po gënjeni, ja çfarë po i bëni Djokovicit!

01/16/2022 10:11
nga:L J

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një reagim të ashpër për gjithçka që po ndodhte në Australi.

Tenisti serb, Djokovic nuk do të lejohet të garojë në Australian Open dhe sot është marrë vendim nga Gjykata që ai të largohet nga shteti austrialian, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse 11 ditë e ke keqtrajtuar tenistin më të mirë dhe pas 11 ditësh i ke dorëzuar vendimin që ke marrë në ditën e parë, nuk ke poshtëruar Djokovicin, por veten. Po të thuash që nuk mund të hyjë ai që nuk është vaksinuar… Novak nuk do të vinte dhe as nuk do të vaksinohej”, tha Vuciq.

“E patë në gjyqin e pakuptimtë se sa shumë gënjen prokurori. Ata thanë se më pak se 50 për qind e të vaksinuarve janë në Serbi. Mos gënjeni! Ky numër është 58 për qind, që është shumë më tepër se në shumë vende të BE-së. Ne nuk do t’i trajtojë atletët australianë siç ata kanë vepruar me Djokovicin. Ne do të tregojmë se jemi më të mirë se qeveria australiane. Faleminderit australianëve që jam i sigurt se i duan serbët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport