Lajme

Vuçiq nesër takohet me ambasadorët e vendeve të Quint-it

09/25/2023 14:45
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën do të bisedojë me ambasadorët e vendeve të Quintit.

“Presidenti i Serbisë do të takohet me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian”, njoftuan nga zyra e Vuçiqit.

Takimi është caktuar për nesër në orën 8:30.