Njohësi i çështjve të sigurisë, Bedri Elezi thotë se sulmi i 24 shtatori ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, e demaskoi politikën e Serbisë.
Elezi në një prononcim për GazetaBlic thotë se arrestimi i Milan Radojçiq është një marrëveshje e fshehtë mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Sa i përket arrestimit të Milan Radojçiqit, ne kemi pritur një arrestim të tillë duke marrë parasysh faktin që tani Vuçiq është në pozicion shumë të rëndë, në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Akuzat që po vijnë për Serbinë janë edhe nga shtetet që Serbia kishte njëllojë marrëveshje paqeje”, tha Elezi.
“Sulmi në Banjskë e demaskoi politikën fallco të Serbisë dhe miqtë e presidentit serb nuk mund të justifikojnë veprimet dhe mbështetjet që i bën Qeveria serbe anëtarëve të grupeve terroriste, apo përpjekjet e “fshehta” për të organizuar aktivitete të dhunshme në Kosovë.”
“Ky arrestim mund të konsiderohet si një veprim i koordinuar me Radojçiqin për të kaluar në idenë se serbët lokal të Kosovës, kanë gjetur mënyra të ndryshme për të kundërshtuar institucionet e Kosovës që tentojnë zbatimin e ligjit në atë pjesë dhe se të njejtit kanë gjetur kanale për t’u furnizuar me armë”, thotë tutje Elezi.
Elezi ka përmendur edhe lajmin e fundit që qarkulloi në medie, ku thuhet se Radojçiq u furnizua me armë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Sipas tij, kjo përpjekjeve e serbëve nuk do të ketë sukses.
“Përpjekja e Serbisë për të fajësuar Bosnjën e Hercegovinën nuk do të ketë sukses, sepse nese ka ndodhë ashtu siç pretendon Beogradi zyrtar, atëherë cilat kanë qenë veprimet paraprake të autoriteve të sigurisë së Serbisë në vendin e ngjarjes, ku kemi parë disa filmime duke u organizuar trajnime për sulmin në fjalë”, tha Elezi.
“Referuar këtij fakti, do të jetë e pamundur që Serbia me arrestimin e Radojçiqit të justifikojë dhe të krijojë bindje tek faktori ndërkombëtar, veçanarisht tek SHBA-të si garanatuese e procesit në fjalë”, thotë tutje.
Elezi shton se ka prova të mjaftueshme që të kërkohet sanksionimi i Serbisë.
“Ky arrestim do të mundohet t’i faturohet Serbisë për ligjshmëri, por në fakt duket se janë marrë vesh me të që të bëjnë spektakle e veprime që do të mundohet të ia shesin ndërkombëtarëve, por është e vështirë sepse në publik kemi parë prova të pakontestueshme sa i përket sulmit në veri.Këto prova janë të mjaftueshme që të kërkohet sanksionimi i Serbisë dhe besoj që edhe arrestimi i Radojçiqit do të jetë përpjekje e dështuar”, tha Elezi për GazetaBlic.
Edhe drejtori ekzekutiv i institutit për studime evropiane dhe globale, Jeton Halmi tha për GazetaBlic se arrestimi i Radojçiqit nuk e shfajëson Aleksandër Vuçiqin.
Halimi thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta përdorë këtë situatë shumë mirë, sidomos në takimet Kurti-Vuçiq.
“Jo, arrestimi i Radojçiqit nuk e shfajëson Vuçiqin nga përgjegjësia. Dihet botërisht që Vuçiq është orkestruesi dhe organizatori i gjithë kësaj situate, ku më 24 shtator nga sulmi terrorist humbi jetë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, tha Halimi.
“Qeveria e Kosovës duhet ta përdorë shumë mirë këtë situatë të krijuar, sidomos gjatë bisedimeve që do të zhvillohen mes Kurtit dhe Vuçiqit, me përkrahjen e ndërkombëtarëve”, shtoi ai.
Sipas Halimit, Radojçiqi duhet të përballet me drejtësin kosovare.
“Kosova duhet ta kërkojë përmes mekanizamve ndërkombëtar dhe ligjor ekstradimin e Radojçiqit në Kosovë, këtu duhet të zhvillohet procesi gjyqësor për veprat penale që i kanë shkaktuar”, tha Halimi për GazetaBlic.
Beogradi e hodhi topin te Bosnja për armët e Grupit të Radojiçiq -çfarë thotë Sarajeva
Mentor Nazarko: Deklarata e Ramës për KFOR-in në veri, në linjë me qëndrimet e vendeve të NATO-s