Lajme

Vuçiq e pret nesër në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe

04/06/2023 14:56
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Beograd do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, njofton shkruan Kossev, përcjellë GazetaBlic.

Takimi do të fillojë në orën 13:00 në pallatin presidencial dhe pas takimit, siç është paralajmëruar, do të dërgohet një komunikatë për mediat.

Arsyet e takimit nuk dihet dhe nuk dihet se kush do të përfaqësojë Listën Serbe në ketë takim.