Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në orën 18:30 do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, njoftojnë mediat serbe.
Takimi mes Vuçiqit dhe Lajçakut vjen një ditë pasi Kosova ka suspenduar drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Veriut, Nenad Gjuriq, për këtë arsye kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se nesër në mbledhjen e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në në veri të Kosovës, ai do të propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri.
Gjuriq është suspenduar për shkak se ka deklaruar se policët nga rajoni i Veriut nuk mund ta zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për paralajmërimin e pronarëve të automjeteve me targa serbe, sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb të cilit ata vetë i përkasin


