Lajme

Vuçiq: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti u prezantua si kryeministër Tetovës dhe i gjithë shqiptarëve

08/13/2023 12:41
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti, në Tetovë.

Sipas Vuqiçit, Kurti atje “ka promovuar idenë e ‘Shqipërisë së Madhe’’.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, ka thënë Vuçiq.

Më tej, Vucic ka thënë se emërtimi i një rrugë në Çair me emrin e Adem Demaçit, është skandaloze.