Lajme

Vritet shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit në Libi

08/11/2026 08:55
nga:L J

Gjenerali i brigadës Fauzi Mansouri, shefi i inteligjencës ushtarake të ushtrisë kombëtare libiane të Khalifa Haftarit, është vrarë në Bengazi.

Sipas mediave, një eksploziv ishte vendosur në makinën e tij jashtë banesës në lagjen Al-Hauari.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ende nuk dihet autori apo porositësi i atentatit.