Lajme

Vritet një 72-vjeçar nga bombardimet në Donetsk të Ukrainës

03/05/2024 19:54
nga:Y I

Një burrë 72-vjeçar është vrarë nga bombardimet ruse në rajonin e Donetsk, ka thënë guvernatori Vadym Filashkin.

Ai bëri të ditur se bombardimet kanë ndodhur në qytetin Krasnohorivka.

“Çdo ditë e më shumë bëhet më e rrezikshme të qëndrosh në Krasnohorivka. Unë po ju apeloj të gjithëve: kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj”, është shprehur ai.

Autoritetet rajonale thanë gjithashtu se një person tjetër u vra në rajonin e Kharkivit sot.