Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Selaminas në Greqi, ku një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në banesën e tij.
Burri u gjetur i vrarë me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është i moshës rreth 50-55 vjeç. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga policia greke.
Shqiptari u gjet i vrarë në banesë nga një miku i tij i cili lajmëroi menjëherë policinë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.


